Rama konfirmon kandidimin për deputet në qytetin e Vlorës
26 shtator 2020
| 09:52
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se do të jetë sërish kandidat për deputet në qytetin e Vlorës.
Ai u ka dhënë fund zërave për një përballje mes tij dhe kreut të PD-së Lulzim Basha për deputet në Durrës.
Ai gjithashtu theksoi se do të jetë gjithmonë në Vlorë edhe kur mos të jetë më në pushtet, raporton Top Channel.
“Mos hapni llafe që unë nuk do të jem në Vlorë. Bëni kujdes nga çfarë dëgjoni. Le të hapësh ato portalet nëpër xhepa, aty bëhet mullar. Në Vlorë kam qenë kur nuk kam qenë kryeministër dhe do të jem edhe nëse nuk do të jem më kryeministër”, është shprehur Rama.