Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka konfirmuar një vizitë jozyrtare në Athinë më 12maj, ku do të takohet me diasporën shqiptare në vendin fqinj, në një tur rajonal që ai do të ketë me komunitetet shqiptare.
Vizita ishte lajmëruar se do të ndodhte, por një “alarm” erdhi nga përtej kufirit, kur gazeta greke Kathimerini ka hedhur hije dyshimi lidhur me vizitën e pritshme të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Athinë, duke parë edhe tensionet e vazhdueshme mes qeverive të dy vendeve, duke përmendur çështjen e arrestimit të Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, si pikë referimi, transmeton albanianpost.
Në raportimi, Kathimerini shkruan se sipas burimeve të tyre, asnjë njoftim nuk ka ardhur për një vizitë të mundshme të Ramës, e cila pritet të zhvillohet më 12 maj.