Rama: Kosova dhe Shqipëria do të jenë nën një çati
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka kthyer përgjigjën një komentuesi në llogarinë e vet në “Facebook”, pasi ka kritikuar ministren e re të arsimit në Shqipëri, Besa Shahinin.
Në këtë koment, Rama ka thënë se Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të jenë dy shtetet në një çati.
“O zot! 4 fjalë 3 gabime dhe një fjali prej drumepreje, për të përqeshur tingëllimën e të folurës së Kosovës! Po mësohu, mësohu me këtë tingëllimë, ti dhe shumë si puna jote, se do ju duhet të adaptoheni shpejt nën një çati me Kosovën, edhe po nuk deshët ju”, është reagimi i kryeministrit Rama.
Besa Shahini është emëruar së fundmi ministre e arsimit në Shqipëri, me vendim të Edi Ramës në ndryshimet e fundit në Qeverinë e Shqipërisë.
Ndryshe, komentuesi i kishte i kishte kërkuar ministres Shahni të mësohet që të flas shqip . “Shko e mëso shqipen të flasësh”, ka shkruar komentuesi.
Ndryshe, qytetarëve të Shqipërisë nuk po u pëlqen mënyra se si flet ajo, duke e kritikuar se po flet “kosovarçe”.