Rama: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një editorial për Politico.eu thotë se BE -ja po humb fytyrën me mbrojtësit e saj më të fortë, ndërsa thekson se nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të vijë në BE, ndoshta BE-ja mund të vijë në Ballkanin Perëndimor.
Rama ka shtuar se Bashkimi Evropian po turpërohet karshi Kosovës, duke mos ia dhënë liberalizimin e vizave.
“BE-ja duhet të pranojë se po humb fytyrën me mbrojtësit e saj më të fortë, ndërsa përparimi ynë drejt anëtarësimit bllokohet nga vetëm një veto e çuditshme e kolateralit, Bullgaria. E njëjta pasiguri vlen edhe për Maqedoninë e Veriut, e cila ka shkuar aq larg sa ka ndryshuar emrin dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët tani janë më pak të lirë të udhëtojnë se më parë, edhe pse i kanë përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së”, ka deklaruar Rama.
Rama tutje bëri të qartë se synimi i Shqipërisë është integrimi në BE.