Rama: Kosova nuk është dashur të vetëpërjashtohet nga samiti i Ohrit

10 nëntor 2019 | 13:04

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova nuk është dashur të vet-përjashtohet nga Samiti i Ohrit.

Ai kështu ka thënë gjatë një konference për medie, pas mbajtjes së këtij samiti, duke theksuar se nuk e ndryshuar qëndrimin se Serbia duhet ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

“Bashkëpunimi rajonal me vendet e rajonit – përfshirë Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinë të cilat nuk e njohin Kosovën nuk do të thotë se Shqipëria ka ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë dhe as unë nuk e kam ndryshuar qëndrimin se Serbia duhet të njohë Kosovën”, ka deklaruar Rama.

“Moszgjidhja e kësaj çështje nuk është arsye që Kosova të vet-përjashtohet dhe nuk është arsyeja që Kosova dhe Shqipëria të mos mbrojnë interesat shtetërore që kalojnë përmes bashkëpunimit dhe jo përmes vet-përjashtimit dhe izolimit”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se heqja e kufirit në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është një mini-Schengen.

“Ne mund ta quajmë Western-Ballkan Schengen që do të thotë se të gjithë qytetarët e këtij rajoni kanë të drejtë të lëvizin lirshëm dhe pa pasur pengesat absurde që kanë sot dhe që kthehen në kosto”, është shprehur Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çështja e të pagjeturve tash e 20 vite mbetet barrë…