Rama kritikon Kosovën: Mungoi në tryezë sepse ka hyrë në një rrugë qorre

21 dhjetor 2019 | 15:29

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur pas takimit të tretë të vendeve të Ballkanit Perëndimor që diskutuan projektin e “MiniShengenit Ballkanik”, në një konferencë të përbashkët me të gjithë liderët.

Në tavolinë së bashku me kryeministrin Rama ishin liderët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, ndërsa mungoi Kosova edhe pse kishte ftesë.

Në këtë konferencë për shtyp Rama shprehet se ka pesë vite që Kosova ka qenë pjesë e tryezës e ndërsa këtë vit mungon, jo sepse nuk është e ftuar por mungon se ka hyrë në një rrugë pa dalje.

“Ka pesë vite që udhëheqësit e Kosovës janë në tryezë më udhëheqësit e Serbisë në shumë vende. Duket sikur është hera e parë që bëhet një takim për ata. Kosova është e pjellë e luftës së popullit të saj, e luftës me bomba të SHBA dhe të shumë prej vendeve të mëdha të BE. I gjithë BE janë sot në tryezë, Kosova mungon jo sepse nuk është ftuar, jo sepse I është vënë ndonjë kusht, por mungon se ka hyrë në një rrugë qorre”, ka thënë ai.

“Po humb respekt, po humb mbështetje, po humb reputacion. Kosova për të gjitha ka qenë dakort, ka qenë në tryezë. Do ndjeja përgjegjësi morale nëse Kosova do të ishte e ftuar. Më vjen keq për të gjithë ata që bëjnë ndërmjetësin në opinionin publik, nuk më dëgjonin që ne shpalosim marrëveshjet me Kosovën. Ne me këtë hapim kufirin. Unë kam arritur atë që të tjerët nuk e kanë arritur dot, që Serbia të pranojë të ulet në tavolinë pa kushte. Shikojnë realitetin në sy. Vendet e BE-së i kërkojnë Serbisë të njëjtën gjë si ne, janë të pranishëm në tryezë dhe i kërkojnë Kosovës të mos braktisë tryezën. Dje isha ne Beograd dhe kërkova njohjen e Kosovës nga Serbia. Asnëherë nuk është bërë kjo zhurmë e madhe”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova nuk…