Rama kryeson delegacionin shqiptar në samitin e NATO-s
28 qershor 2022
| 16:56
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është nisur të martën për samitin e NATO-s që do të mbahet në Madrid, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.
Ministrja Xhaçka do të zhvillojë takime me homologët e Finlandës, Holandës dhe Norvegjisë.
Në samit do të diskutohen ndër të tjera vazhdimi i mbështetjes ndaj Ukrainës për një afat më të gjatë, si dhe dakordimi mbi Konceptin strategjik 2022.