![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/PS-Edi-Rama-600x360-1.webp)
Rama, kundërshtarëve: Po paralajmërojnë fitore duke parë filxhanët e dëshirave
15 maj 2023
| 08:08
Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka goditur sërish kundërshtarët politikë.
Ai e ka publikuar një fotografi duke prezantuar punën e ekipit të tij të Partisë Socialiste.
Rama e ka ngacmuar opozitën duke thënë se po pret fitore duke parë filxhanët e dëshirave.
“Dhe pastaj kur dalin rezultatet nga kutitë, vazhdojnë filxhanosen nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit, që u grabiti befasisht fitoren imagjinare me kthetrat e krimit”, tha Rama.
Të dielen e 14 majit në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet lokale.
Qytetarët shqiptarë patën mundësi të votojnë për t’i zgjedhur 61 kryetarë bashkish.