Rama, kunja Kurtit në fund të konferencës: Ky e vëzhgon Kinën nga Prishtina

20 qershor 2022 | 16:56

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fund të konferencës së përbashkët për medie me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ia ka lëshuar një “kunj” pasi ky i fundit është pyetur nëse mendon të marrë pjesë si vëzhgues në takimin e ardhshëm të “Ballkanit të hapur”.

Ai ka thënë se Kurti vëzhgon edhe Kinën nga Prishtina.

“Edhe nëse është për vëzhgues, Albini vëzhgon nga Prishtina edhe Kinën e jo më Ohrin”, ka thënë Rama duke u larguar nga konferenca për medie.

Ndërsa Kurti ka thënë se do të kishte kuptim që të përgjigjej në këtë pyetje nëse do të ishte në Ohër.

“Unë po të isha në Ohër për vëzhgim, do të kishte kuptim që të përgjigjesha, ndërkaq këtu nga Prishtina pas mbledhjes së tetë mes dy qeverive, unë mund të iu përshëndes më shprehjen porti i ri i Durrësit, porti i thatë i Prishtinës, hekurudha në mes”, është përgjigjur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Max Verstappeni triumfoi në garën e Kanadasë, por ai ishte…