Rama: Kuqezinjtë e kryen misionin, skuadra e re dhe premtuese

25 qershor 2024 | 12:03

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një mesazhi ka falënderuar Kombëtaren Shqiptare të futbollit, pavarësisht nga eliminimi nga “Euro 2024” duke theksuar se Shqipëria largohet me kokën lart. Kreu i qeverisë kujton rekordet kuqezi në këtë Evropian nga goli më i shpejtë në historinë e kompeticionit pas 23 sekonda në portën e Italisë te ai më i voni në barazimin 2-2 ndaj Kroacisë.

Rama ka shkruar gjithashtu se Shqipëria ka një ekip me moshë të re të cilët kanë potencial për të qenë premtues në të ardhmen. Tre fuqi të futbollit, thekson Rama, u përballën me një Shqipëri të vogël por me dinjitet në të treja ndeshjet.

Fjalë të mira Rama ka edhe për tifozerinë të cilët i pagëzon si “dallga kuqezi” dhe lojtari i 12-të i Shqipërisë.

Mesazhi i plotë:

FALEMINDERIT🦅❤️

Nga goli më i shpejtë i Evropianëve deri në sekondën e fundit të këtij Evropiani, Kombëtarja Kuqezi e kreu misionin e saj të pamundur duke luajtur futbollin më të mirë ndonjëherë në historinë e saj dhe me mbështetjen fantastike të dallgës kuqezi të Lojtarit të 12-të🔥🇦🇱 Sot skuadra jonë e re dhe me një potencial shumë premtues largohet nga ky Evropian me kokën lart, për t’u rikthyer në fushë më tej me një eksperiencë shumë të vyer, e cila i mungonte krejtësisht përballë tre nga fuqive më të mëdha të futbollit që u përballën me një Shqipëri të vogël, por me dinjitet të pamohueshëm nga askush🇦🇱🙏

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim…