Rama: Kurrë nuk kam mbështetur ndryshimin e kufijve
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur zhgënjimin në lidhje me gazetën e njohur austriake “Der Standard” me një lajm për dokumentin “non-paper” të publikuar më parë për ndryshimin e kufijve në Ballkan.
Rama ka thënë se asnjëherë nuk ka mbështetur ndonjë ndryshim kufiri mes Serbisë dhe Kosovës.
“‘Der Standardat’, çfarë zhgënjimi të shikosh një gazetë me reputacion kaq të lartë që të sillet si përhapës i lajmeve të rreme! Nuk kam thënë asnjë herë ndonjë gjë në lidhje me ‘non paper’-in dhe hartën” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë ndryshim kufiri ndërmjet linjave etnike në mes të Serbisë dhe Kosovës. E turpshme”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Twitter”.
Por çfarë është shkruar në artikullin e gazetës austriake, që ka bërë që të reagoj kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Bëhet fjalë për një shkrim të botuar më 27 prill, ku ndër të tjera thuhet: “Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha medies shqiptare se ai e kishte parë ‘non paper’-in dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufirit. Vetë Rama, së bashku me Vuçi`q dhe lobistë, miratuan ndryshimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më parë”.
.@derStandardat @webstandardat what a disappointement to see such a highly reputated paper behave like a fake news spreader! I have never said any of it about "non paper&map" and I have never ever endorsed any border drawing along ethnic lines between SRB&KOS! #Embarrassing
— Edi Rama (@ediramaal) May 3, 2021