Rama: Kurti të mos humbë kohë me videospote për Vitinë
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta përmirësojë mirëqenien qytetare dhe të mos humbë kohë me fushatën në përkrahje të Arben Vitisë.
“Gjatë takimeve të mija të shumta me banorët e kryeqytetit, përveç bisedave për probleme të përditshme që janë përgjegjësi e nivelit lokal, ata po e vuajnë këto ditë edhe ngritjen e çmimeve të produkteve bazë për jetesë”.
“Prandaj, e ftoj z. Kurti që pozitën e tij si kryeministër ta përdorë për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve e jo të humbë kohë duke xhiruar videospote me z. Vitia”, ”, ka thënë Rama në konferencë për media.
Sipas Ramës, Vitia nuk ka projekte konkrete për Prishtinën, dhe po e përdorë qeverinë qendrore për ta fituar pushtetin në kryeqytet.
“Pra, kjo e bën të qartë se z. Vitia, në mungesë të projekteve konkrete për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të Prishtinës, po e përdorë Qeverinë në përpjekjen e tij për të marrë pushtet”, ka thënë Rama.