Rama: Kush rrit çmimet do të trajtohet si kriminel

18 mars 2020 | 16:56

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje tregtarëve të shumicës që të lexojnë aktin normativ të masave speciale të luftës.

“Të mos luajnë me popullin, sepse pasojat që do të bien mbi ta do të jenë shumë të rënda, e nuk kanë për t’i gëzuar lekët e abuzimeve me çmimet në këtë kohë lufte, ku s’ka haram që do iu bëhet hallall! Kush i shtrëngon shitësit e pakicë të bëjnë fatura të rreme kryen një paligjshmëri që në këtë kohë do të konsiderohet krim dhe do të trajtohet si krim” paralajmëron kryeministri.

Ata që abuzojnë me rritjen e çmimeve në këtë periudhë do të gjobiten me 5 milionë lekë në rastet e bizneseve të shitjes me shumicë dhe 100 mijë lekë në rastet e shitjes me pakicë. Në rast përsëritje, subjektit i mbyllet veprimtaria për 6 muaj. Kjo parashikohet në aktin e ri normativ të qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe i gjithë stafi i…