Rama: Kush tenton t’ia marrë popullit sovranitetin ka një fund të dështuar dhe me turp
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, rreth orës 09:18 ka shkuar për të votuar në Qendrën e Votimi që ndodhet pranë shtëpisë së tij në Surrel.
Shefi i qeverisë ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Pasi daljes nga Qendra e Votimit, kryeministri Edi Rama ka thënë se këto zgjedhje janë për Shqipërinë që duam dhe e rëndësishme që çdo qytetarë por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose për të mos votuar.
“Sot është shumë e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do të ju japë të gjithëve se sa vota për njërin apo për tjetrin që është e fshehtë. Besoj se kjo ditë konfirmon njëherë përgjithmonë se me popullin nuk luhet. Sovraniteti i popullit nuk është një fjalë boshe dhe kush tenton t’ia marrë popullit sovranitetin, nuk ka asnjë fund tjetër përveç se fundit me dështim dhe me turp.
E rëndësishme që çdo qytetarë të votojë ose të mos votojë, por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose për të mos votuar. Historia e solli që këto zgjedhje, janë zgjedhje për Shqipërinë që duam për të gjithë fëmijët tanë. Jam i bindur se sot në Shqipëri po ndodh diçka historike dhe kurrë më interesat e një palë apo hesapet e politikës nuk do të mund të bien ndesh me interesin kombëtar”, ka thënë Rama, transmeton “TCh”.