Rama: Kushdo që e quan Thaçin tradhtar është gomar
26 nëntor 2018
| 12:36
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën për media pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Pejë, ka thënë se kush e quan presidentin Hashim Thaçin tradhtar, sipas tij është vetë një gomar.
“Vetëm një gjë po e them Hashim Thaçi është presidenti i Kosovës dhe komandanti i UÇK-së dhe kush ngre dorën kundër Hashim Thaçit duke e quajtur tradhtar është gomar”, ka thënë Rama.
Kjo përgjigje e tij ka ardhur pas pyetjeve për idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë. Ide kjo që ka dalë nga presidenti Thaçi.
Ai ka thënë se ideja e korrigjimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të trajtohet me vizion të qartë strategjik.