Rama kyçet online në punë, gati për një ngjarje të madhe kulturore

12 janar 2022 | 16:29

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po vazhdon punën virtualisht, pasi dje doli pozitiv me Covid 19.

Rama ka nisur përgatitjet për Bienalen Nomade Evropiane.

“Bashkë me ekipin tim, zhvilluam takim fantastik në Zoom me drejtoreshën e Manifestës, zonjën Hedëig Fijen dhe stafin e saj.

Është në interesin tonë të përbashkët që të përgatitemi sa më mirë për Bienalen Nomade Evropiane, Manifesta këtë vit, ku për 100 ditë rresht do të organizohen ngjarje kulturore, performanca e punëtori të ndryshme, me qëllim të vetëdijësimit dhe fuqizimit të qytetarëve për të rimarrë hapësirat publike nëpërmjet artit dhe arkitekturës” shkruan Rama në njoftim.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, para disa javësh,…