Rama: Lajm i bukur, 24 orët e para pa asnjë të sëmurë në Spitalin Infektiv!
08 maj 2021
| 11:02
Në 24 orët e fundit nuk është paraqitur asnjë pacient i ri i infektuar me Covid në spitalin Infektiv në Shqipëri qysh prej marsit të vitit 2020.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili e ka cilësuar këtë si lajm të bukur.
“LAJM I BUKUR
Sapo kanë kaluar 24 ORËT E PARA pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.