Rama: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, nesër Marshojmë për Drejtësi

01 prill 2023 | 23:14

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka mbështetur Marshin e Drejtësisë që do të mbahet nesër në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.

Rama përmes një shkrimi në “Facebook” tha se nesër do të Marshojnë për Drejtësi, pasi Lufta e UÇK-së ishte e drejtë.

“Me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli, marshojmë edhe që t’i rikujtojmë publikut vendas dhe atij ndërkombëtar se shumica dërrmuese e krimeve çnjerëzore të kryera gjatë kohës së luftës nga aparaturat shtetëtore e paramilitare të Serbisë mbi popullsinë civile të Kosovës mbeten të pandëshkuara, e rrjedhimisht përqindja më e madhe e kryesve të atyre krimeve padrejtësisht të lirë. Prandaj, nesër #MarshojmëPërDrejtësi për viktimat e luftës!”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Josif Papagjoni Sot ishte një përkujtomore për aktorin brilant të…