Rama mban takim me qytetarët e Prishtinës
25 qershor 2024
| 14:50
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se të martën ka mbajtur një diskutim publik me qytetarët e kryeqytetit, ku kryesisht biseda ka qenë e fokusuar tej shqetësimet dhe propozimet e qytetarëve për përmasimin e qytetit.
“Në këtë diskutim të hapur, u adresuan një sërë çështjesh që prekin jetën e përditshme të qytetarëve tanë, duke përfshirë infrastrukturën, shërbimet publike , mjedisin dhe zhvillimin ekonomik. Kjo formë komunikimi është thelbësore për ne, pasi na ndihmon të kuptojmë më mirë nevojat dhe pritshmëritë e qytetarëve tanë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.