Rama: Mbërrijnë 40.800 vaksina ‘AstraZeneca’, jemi të vendosur ta çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit
02 qershor 2021
| 20:46
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije se kanë mbërritur 40.800 vaksina ‘AstraZeneca’ në Tiranë.
Këto doza vijnë si pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX.
“Aeroporti “Nënë Tereza” – 40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX sapo kanë mbërritur në Tiranë. Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, ka shkruar Rama në llogarinë e saj në “Facebook”.