Rama mbërrin në Berlin për vizitën zyrtare
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin në kuadër të një vizite zyrtare në Gjermani.
Nesër, e hënë Rama pritet të takohet me kancelarin gjerman, Oalf Scholz, presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeie si edhe me kryetares e bashkisë së Berlinit Franziska Giffey.
Agjenda:
E diel, 10 prill
15.05 – Mbërritja në aeroportin Berlin-Brandenburg
Ceremonia zyrtare e pritjes për Kryeministrin dhe delegacionin që e shoqëron.
15.15 – Nisja drejt qytetit të Berlinit
E hënë, 11 prill
10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”
12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit
15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Walter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë
18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë
18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë.