![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/05/WhatsApp-Image-2024-05-12-at-11.16.42-AM.jpeg)
Rama mbërrin në stadiumin ‘Galatsi’, takimi me shqiptarët në Athinë
12 maj 2024
| 11:47
Kryeministri Edi Rama sapo ka hyrë në stadiumin Galatsi, i cili është “pushtuar” nga shqiptarët.
“Krenar për Shqipërinë, krenar për shqiptarët, shprehet kryeministri Edi Rama, ndërsa ka ndarë në Facebook, edhe momente nga mbërritja e tij në stadiumin “Galatsi” në Athinë.
Ky tur ka nisur me koncert, muzikë nga këngëtarët e njohur shqiptarë, ndërsa emigrantët shqiptarë kanë bërë një pritje madhështore.
Kryeministri Rama është i shoqëruar nga afërsisht 150 persona, midis tyre edhe anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë,
Salla ‘Cristmas Theatre’ në stadiumin e Galatsi, pritet të jetë e mbushur nga rreth 8 mijë shqiptarë.