Rama: Mbështetja e ShBA-së ishte vitale në rrugën tonë drejt demokracisë

09 dhjetor 2021 | 15:58

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Samitin për Demokracinë, ka thënë se shtetit shqiptar i është nevojitur shumë kohë që të dalë nga izolimi i plotë dhe të bëhet pjesë e komunitetit të demokracisë.

“Në këtë rrugëtim, mbështetja e ShBA-së ka qenë vitale për avancimin e aspiratave demokratike, forcimit të sundimit të ligjit”, ka thënë Rama.

Gjatë adresimit në këtë samit, Rama ka përmendur reformën në sektorin e gjyqësorit të nisur katër vjet, të cilën ka thënë se Tirana është përkushtuar që ta vazhdojë.

“Me mbështetjen e ShBA-së, BE-së dhe shteteve të BE-së ne po pastrojmë sistemin gjyqësor nga pothuajse 70 për qind të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe tani jemi në procesin e rindërtimit të sistemit gjyqësor duke u bazuar në modelet e demokracive të konsoliduara”, ka thënë ai.

Megjithatë Rama ka thënë se politikat mund të kthehen mbrapsht, andaj ai ka theksuar se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të ndihmonte në konsolidimin e institucioneve demokratike.

Nisja e bisedimeve për anëtarësim mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë e Veriut janë bllokuar, për shkak të mospajtimeve që ka Bullgaria me Maqedoninë e Veriut lidhur me historinë dhe gjuhën. Sofja ka vendosur veto për nisjen e bisedimeve.

Bideni: Demokracia po përballet me sfida të mëdha në mbarë botën

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden,…