Rama: Mbi 20 mijë të punësuar për tetë muaj

20 shtator 2018 | 10:53

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditën e sotme e ka nisur duke publikuar disa shifra nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit lidhur me numrin e të punësuarve në qarqet kryesore në vend.

Sipas shifrave të publikuara, 20.764 është numri i të punësuarve në të gjitha qytetet, përgjatë periudhës tetëmujore, janar – gusht të këtij viti.

“Mirëmëngjesi, dhe duke u thënë paraprakisht të tërë atyre këtu, që do shajnë e do përqeshin (si gjithmonë kur flitet për punën dhe punësimin) se çdo numër në këtë videoinformacion është një i punësuar rishtas, me emër dhe mbiemër në regjistrin e sigurimeve shoqërore, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/231478230854466/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Llapit ende nuk kanë marrë vendim përfundimtar rreth…