Rama mbledh Kryesinë e PS-së, ja çfarë do të diskutohet

09 dhjetor 2024 | 11:24

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm Kryesinë e PS-së në selinë rozë.

Gjatë takimit, raportohet se është diskutuar mbi organizimin e zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen më 11 maj 2025.

Mësohet se pritet marrja e vendimit që Blendi Klosi të caktohet si drejtues politik i Qarkut Dibër, pas largimit të ministit Blendi Gonxhja, i cili do të marrë në dorë organizmin e fushatës elektorale në qarkun Tiranë.

“Blendi Gonxhja është larguar si drejtues qarku i Dibrës, ku u caktua në shtator, për të marrë në dorë organizmin e fushatës elektorale në qarkun Tiranë, konkretisht në zonën e Kombinatit. Pritet vendimmarrja e PS për të vendosur sekretarin e Përgjithshëm Bledi Klosi si drejtues politik i Qarkut të Dibrës kjo është një mbledhje organizative në funksion të të gjithë përgatitjeve të PS për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, raporton gazetari Ergys Gjençaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte i magjishëm sezonin e kaluar, ishte i magjishëm në…