Rama mbledh liderët e Ballkanit në Tiranë, në pikëpyetje Albin Kurti
Në Pallatin e Brigadave të enjten kryeministri Edi Rama do të mirëpresë liderët e Ballkanit si dhe komisionarit të BE për fqinjësinë, Oliver Vaheli.
Teksa nga Serbia do të vijë kryeministrja Ana Bërnabiç, shefi i qeverisë, Albin Kurti ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Samiti do të ketë për qëllim të diskutojë mbi vijimin e integrimit të rajonit, duke u bërë një analizë për infrastrukturën ndërlidhëse në Ballkanin Perëndimor: “Mbështetja financiare dhe investimet e BE-së”.
Ndërsa do të miratohet një deklaratë e përbashkët e liderëve për të vazhduar agjendën evropiane.
Agjenda vazhdon me një konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama, dhe komisionarit për zgjerim, Varheli.
Më pas liderët në një drekë pune do të diskutojnë për rimëkëmbjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor pas pandemisë.