Rama mbledh ministrat në zonën e Golemit (Video)

23 dhjetor 2019 | 16:35

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbledhur qeverinë në një takim informal në hotelin “Fafa” në Golem, ku janë strehuar të mbeturit pa strehë nga tërmeti i 26 nëntorit.

E gjithë mbledhja i është dedikuar një analize të gjatë e të thellë se si është menaxhuar tragjedia që ka prodhuar tërmeti i cili ka lenë të vdekur së paku 50 persona.

Kryefjala kësaj mbledhje ka qenë faza tjetër, ajo e rindërtimit të shtëpive të dëmtuara.

Gjatë pushimit të drekës ministrat janë ulur për të drekuar bashkë me fëmijët dhe familjet që janë akomoduar në këtë hotel në pritje të ndërtimit të shtëpive të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
24.12.2019 Punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit Prishtina 1.…