Rama mbyll mandatin e dytë qeverisës, kabineti i ri javën e ardhshme  

25 gusht 2021 | 14:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur sot përpara ministrave të qeverisë fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës.

Ai ka falënderuar të gjithë ministrat për punën e bërë, duke thënë se këtë mandat e mbyllin me notë pozitive.

“Mbyllet me një notë pozitive puna e një mandati të vështirë ku tërmeti dhe pandemia diktuan një forcë të pashembullt ndryshimin e prioriteteve tona qeverisëse. Jam krenar që ja dolëm pjesës më të vështirë të këtyre dy sfidave ekstreme. Garantimi i vaksinimit masiv ka bërë që dhe goditja e asaj që po merr trajtën e valës së tretë të koronavirusit të jetë përgjithësisht e moderuar. Askush prej atyre që sot marrin frymëmarrje nga respiratorët nuk është i vaksinuar”, ka thënë Rama.

Ai ka treguar se qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme.

“Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju natyrisht do të vijoni punën deri në minutën e kalimit të detyrës pa lënë asnjë ditë të shkojë kot. Fatmirësisht kemi skuadër kampione ku ka shumë zgjedhje për çdo rol dhe kampionati 4 vjeçar që ka nisur të nesërmen e zgjedhjeve të fundit kërkon jo vetëm një formacion të mirë qeverisës, një kryesi të mirë të grupit parlamentar dhe një kryesi efektive të partisë por edhe një stol rezervash të gjatë për të pasur në vijimësi mundësi energjizimi të situatës”, ka deklaruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hansi Flick ka folur për largimin nga Bayern Munchen dhe…