Rama: Më 1 janar mbyllen lojërat e fatit

09 tetor 2018 | 12:01

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se nga 1 janar i vitit 2019 do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë, por edhe bastet sportive me kuaj, qen apo çdo skllav tjetër të faunës.

Ai ka treguar se Lotaria Kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike ose siç quhet VLT.

“Nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste. Nuk do të ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar. Paralajmëroj gjithashtu televizionet, radiot, por edhe portalet që brenda 24 orësh të heqin të gjithë reklamat e basteve që kanë”, është shprehur Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në vlerësimin e fundit të ekonomisë…