
Rama me distributorin turk: Diskutuam për ndërtimin e fabrikës së vaksinave në Shqipëri
03 qershor 2021
| 16:32
Gjatë vizitës së tij në Turqi, kryeministri Edi Rama është takuar me distributorin e vaksinës “Sinovac” me të cilin ka diskutuar mundësinë e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri.
“PHOTO OF THE DAY! ***i nderuar nga mikpritja e këtij zotërie mbresëlënës, Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës ‘Sinovac’, me të cilin pasi e falënderova me mirënjohje për ndihmën jetike, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike… Të shohim”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.