Rama me fjalim për Thaçin në OKB: Paramendojeni të arrestohet presidenti juaj pa aktakuzë

24 shtator 2022 | 18:33

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka folur për Kosovën dhe gjykimin e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

Rama foli për raportin e Dick Martyt që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale, duke përmendur edhe Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Europës për rrëzimin e tij në mungesë të provave.

Ai ka theksuar se ish-presidenti Thaçi po mbahet padrejtësisht në paraburgim.

“Sa përmendet fjala Ballkan në mendjen e gjithkujt vijnë imazhet e luftërave të përgjakshme. Asnjë nga ati nuk do të harrohet, llogaridhënia do të vazhdojë, por kjo kërkon angazhim. Drejtësia qëndron në themelet e çdo përpjekjeje. Nuk mundem të mos ndaj këtu me ju një shembull të tmerrshëm që duhet të jetë mësim. Në 2011 asambleja miratoi një raport nga Dick Martyt ku akuzohej Ushtria e Kosovës për trafikim të organeve njerëzore. Raporti ishte tronditës dhe u shndërrua në faktorit kyç të ushqimit të idesë dhe ngritjes së dhomave të specializuara. Çdo përpjekje hetimore u bë gjatë këtyre viteve për të hetuar këto akuza në nivel rajonal e ndërkombëtarisht e asnjë tregues nuk u gjet në Kosovë e askund tjetër që kishte të bënte me këto akuza. Ndërkohë që flasim është i dënuar presidenti Hashim Thaçi. Përpiquni ta imagjinoni, presidenti juaj, që merret nga zyra çohet në një vend të tretë që mbahet i ndaluar për një vit të tërë pa asnjë akuzë zyrtare, as edhe një fjalë e vetme e aktakuzës nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Europës, për krimin e pretenduar të trafikimit, një fantazi e tërë, dështim monumental në nivel ndërkombëtar, njollosje e një vendi. Ne mendojmë që Asambleja do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë e një organizatë kaq të rëndësishme”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në hollin e Qendrës së Kulturës "Rexhep Mitrovica", nën…