Rama: Me hyrjen në BE, vlera e pronës rritet dyfish

24 mars 2025 | 12:13

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se me hyrjen në BE, vlera e pronave në Shqipëri do të rritet dyfish dhe atë menjëherë, si në vendet që janë anëtarësuar në union.

Rama është shprehur se pronat në vend, do të bëhen objekt interesi për Evropën.

“Kini parasysh që në momentin që ne hyjmë në BE, të gjitha pronat do të pësojnë rritje çmimi, dyfish menjëherë, siç kanë treguar historia e të gjitha vendeve që ka hyrë para nesh”.

“Prona e patundshme bëhet objekt interesi për një popullatë qindra miliona njerëz. Është njësoj si një qyteti i ri që i shtohet Shqipërisë. Çfarë interesi do kishte, kur edhe pse dyfishohen, janë prapë më lirë se çfarë janë në vendet e BE”, ka thënë ai. /Abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën në Leposaviq.…