Rama me vargje të Nolit u jep shpresë shqiptarëve: “Se pas dimrit vjen një verë…”
18 prill 2020
| 11:09
Kryeministri Edi Rama në mëngjesin e sotëm u ka dërguar mesazh shprese shqiptarëve nëpërmjet vargjeve të poetit të madh shqiptar, Fan Noli. “Se pas dimrit vjen një verë, që do kthehemi njëherë, pranë vatrës, pranë punës, anës Vjosës, anës Bunës”, thuhet në vargun e Nolit të zgjedhur nga Edi Rama.
Kryeministri, dje, me anë të një videokomunikimi me qytetarët, tha se masat janë zbatuar ashtu siç duhet dhe për këtë është i gëzuar, ndërkohë që fali edhe gjobat apo bllokimet e patentave që ishin ndërmarrë si masë ndaj shkelësve të urdhrave të karantinës.