![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/kuvendi-shqiperi.jpg)
Rama merr drejtimin e Kuvendit dhe i heq fjalën opozitës dhe Berishës
Një tjetër skandal u shënua këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama mbajti një tjetër fjalim të turpshëm me fyerjet e zakonshme kundër opozitës.
Por pikërisht kur opozita dhe kreu i saj, Sali Berisha kërkuan fjalën, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ua mohoi këtë drejtë. Jo vetëm kaq, por kryeministri Edi Rama mori rolin e kryetarit të Kuvendit, duke thënë se Berisha nuk duhet të flasë.
“Je i padëshirueshëm. Je non-grata. Nuk ka fjalë për ty”, përsëriti Rama disa herë. “Nuk ka procedure për non-gratat”.
Kurse kryetari demokrat, Sali Berisha ka thënë se ky është një akt i turpshëm. “Nuk ka zë opozita, kush je ti që e cakton se kush është opozita dhe se kush duhet të flasë në Kuvend”, ka deklaruar deputeti Flamur Noka.