Rama merr drejtimin e skuadrës nga Liga e Parë
Skuadra e KF Vllaznia sot ka arritur marrëveshje me trajnerin, Nazmi Rama.
Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, është vendosur që posti i trajnerit t’i besohet Ramës.
Nazmi Rama së fundmi ishte trajner i Istogut, mirëpo pas fillimit jo të mirë në edicionin 2021/22, ishte vendosur për shkëputje të kontratës me marrëveshje të dyanshme.
Rama nuk do të ketë aspak punë të lehtë, pasi me skuadrën nga Pozherani do të luftojnë për mbijetesë në Ligën e Parë.
Njoftimi i plotë nga KF Vllaznia:
Mirësevjenë Nazmi Rama
Sot në ambientin e stadiumit të Kf Vllaznia klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin Nazmi Rama
Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Nazmi Rama të merrte drejtimin e skuadrës.
Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese në arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë.
?? ??????̈ ? ????? ??