Rama merr pjesë në hapjen e edicionit të dytë të festivalit “Ulpiana Fest”
01 shtator 2024
| 10:52
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se me kënaqësi ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të dytë të festivalit “Ulpiana Fest”.
Ai ka thënë se kjo është një ngjarje e veçantë që na rikthen në antikitet përmes një programi të pasur me shfaqje, veshje tradicionale, ushqime autentike dhe lojëra të lashta.
“Ky festival jep mundësinë për të përjetuar dhe kujtuar trashëgiminë tonë kulturore në një atmosferë të mrekullueshme”, ka thënë kryetari Rama.