Rama: Meta e dekreton Lleshin ministër deri të premten
Kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen se brenda afatit kushtetues, që është dita e premte, presidenti Ilir Meta do të dekretojë Sandër Lleshin ministër të Brendshëm.
“S’ka asnjë arsye të kalojë përmes të premtes se është mekanike”, ka thënë kreu i qeverisë në emisionin “Repolitix”.
“Një ushtarak aktiv s’mund të ushtrojë detyrën, por fare mirë tërhiqet në momentin kur emërohet Ministër, por këto janë interpretime. I kemi lënë presidentit të shohë ç’ka është më e arsyeshme, por në të dyja rastet shkon në dekretimit të ministrit të Brendshëm dhe kjo zgjidhet”, ka deklaruar Rama.
“Shpresoj që Presidenti Meta mos të jetë ‘viktimë’ e gjendjes psikologjike të opozitës”, u shpreh Rama.
“Shpresoj mos të jetë viktimë e gjendjes psikologjike të opozitës për të luajtur një rol destruktiv. Këtë s’dua ta besoj. Për sa kohë se besoj këtë me çështjen është aktiv, s’është aktiv kjo zgjidhet. Se ça ka ndodhur herën e parë, është (ushtarak) aktiv, s’është aktiv, se kam kuptuar”, është shprehur Rama.