Rama: Meta është drejtuesi më serioz i opozitës
03 shkurt 2019
| 16:25
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës se presidentit Ilir Meta, i cili ka kërkuar nga Qeveria që ta anulojë projektin e “Unazës së Re”.
Rama thënë se Meta është bërë drejtuesi më serioz i opozitës shqiptare.
“E vërteta është se IM (Ilir Meta) është drejtuesi më serioz i opozitës. Kushtetutën e lexon njësoj si ata. Qeverinë e urren njësoj si ata. Rrëmujën e uron njësoj si ata. Po ndryshe nga ata, ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra ‘ligjore’ dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e gajles”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/