Rama: Mijëra të rinj punojnë për një Shqipëri të transformuar

08 dhjetor 2024 | 16:45

Kryeministri Edi Rama me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë, ndau një video me shembullin e Jon Goxhas, i cili ka vijuar traditën e familjes duke e çuar përpara biznesin e fabrikës së vajit të ullirit “Konispoli”.

“Respekt. Në këtë Ditë të Rinisë me mishërimin e qartë të forcës së shembullit të qindra e mijëra të rinjve të sotëm, që nën traditën e prindërve, por me energjinë dhe me vizionin për të ardhmen, punojnë, ndërtojnë e frymëzojnë për një Shqipëri të transformuar në anekënd”, shkruan Rama.

“Ne kemi një biznes familjar, fabrikë vaji. Duke qenë se ky është viti i 30-të i përpunimi të ullirit, duke përpunuar me një teknologji gjermane në gjithë këto 30 vite, duke sjellë në treg vaj me një kualitet shumë të mirë, ekstra i virgjër”, u shpreh Goxha.

“Në punishten tonë në përgjithësi janë të gjithë fermerët e zonës, të cilët sjellin produktin e tyre për ta përpunuar dhe për të sjellë produktin final të vajit të ullirit”, theksoi ai.

“Në përgjithësi tregu jonë është treg i brendshëm, ku furnizojmë restorante, familje, pasi kërkesa është shumë e lartë”, tha Goxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur sërish për sulmin…