Rama mirëpret apelin e BE-së për dialog ndërmjet partive politike në Shqipëri
05 prill 2019
| 15:23
Menjëherë pasi Bashkimi Evropian (BE) ka barë apel që palët politike në Shqipëri të dialogojnë në të mirë të vendit, nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Ai ka thënë se është plotësisht dakord me delegacionin e BE-së dhe se është i gatshëm që të dialogojë për reformën zgjedhore.
“Plotësisht dakord me delegacionin e BE-së: Koha që palët të dialogojnë! Reforma zgjedhore, vota e emigrantëve,votimi/numërimi elektronik, penalitetet e reja për shitblerjen e votës, duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!”, ka shkruar Rama.