Rama mirëpret publikimin e strategjisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor
06 shkurt 2018
| 17:53
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mirëpritur publikimin e strategjisë e zgjerimit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Rama në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE janë afër.
“Mirëpresim çka thuhet për Shqipërinë në strategjinë e BE. Negociatat më afër se kurrë. Pastaj gjithçka do varet nga fuqia e vrapimit tonë”, ka shkruar Rama.