Rama: Mosdekretimi i Cakajt nga Meta, antikushtetues
10 janar 2019
| 13:56
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka refuzuar propozimin për emërim të Gent Cakajt, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Pas bërjes publike të vendimit, ka reaguar kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar të turpshëm dhe antikushtetues vendimin e marrë nga presidenti Meta.
“Refuzimi i presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Evropën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentet e dhëna nga zoti president janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, shkruan Rama në llogarinë e vet në “Twitter”.