Rama: Mosliberalizimi i vizave për Kosovën është një turp i BE-së

02 tetor 2020 | 12:22

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sërish është shprehur kritik ndaj BE-së për mosliberaliizmin e vizave për Kosovën.

Në mbledhjen e përbashkët në mes të dy qeverive, e cila po mbahet në Tiranë, ai ka thënë se mosliberaliizmi i vizave për Kosovën është një turp i pashlyeshëm i BE-së.

Sipas tij, për këtë çështje, Kosova është marrë peng i logjikës elektorale në vende të ndryshme të BE-së. “Nuk e di çfarë duhet të besoj lidhur me liberalizimin e vizave me Kosovën. Më mbetet të përsëris që mosliberalizimi i vizave për Kosovën është një turp i BE-së, turp i pashlyeshëm. Kosova është marrë peng i dinamikave të brendshme në vende të caktuara të BE-së, Kosova është marrë peng i logjikës elektorale në vende të ndryshme të BE-së dhe Kosova duhet të presë si të mbarojnë një palë zgjedhjeve në një vend dhe kur ka zgjedhje në një vend tjetër”, ka thënë Rama, duke shtuar se ende nuk e ka të qartë se pse po ndodhë kjo. “Kam folur pa pushim për këtë temë me të gjitha ata që kam takuar dhe sa herë i kam takuar në Evropë dhe akoma sot nuk arrij dot ta kuptoj asgjë nga ato që thonë, por kuptoj që arsyeja është ajo që nuk thonë. Kosova e paguan me mosliberalizim të vizave, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e paguajnë me sajesa pas sajesash sipas konfiguracionit elektoral në një vend dhe në një vend tjetër, dhe rajoni e paguan në tërësi”, është shprehur Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e përbashkët të…