
Rama na uron: Gëzuar Pavarësinë!
17 shkurt 2023
| 08:29
Me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka uruar kryeministri Rama.
Në Facebook kreu i qeverisë publikoi një foto dhe shkroi:
“MIRËMËNGJES
Gëzuar Pavarësinë”.
Nga Shqipëria urimin për pavarësi e solli dje edhe presidenti shqiptar, Bajram Begaj, i cili u prit me nderime shtetërore nga e para e vendit, Vjosa Osmani.