Rama ndan foton e LaCivita: Voto 5, edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër

14 prill 2025 | 11:23

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, ka ironizuar sot opozitën, ndërsa ka ndarë një foto të Chris LaCivita, kryetar i komitetit kombëtar të Partisë Republikane, njëherësh konsulent i Partisë Demokratike për fushatën zgjedhore të 11 majit.

“Voto 5, edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër”, ka shkruar Rama në “Facebook”, krahas fotos, ku shihet LaCivita me dorën lart.

Simboli i dorës është zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit.

Në hapjen zyrtare të fushatës elektorale në 12 maj në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, Rama ka thënë  se “Chris LaCivita ka lindur me këmishë, ka gjetur budallenj që e paguajnë”.

“Për këtë prioritet, Bufi ka sjellë me kushedi se sa para, që kushedi ku i ka gjetur, edhe një Latif nga Amerika, i cili Latifi për të gjithë ne që jemi rritur në lagjet e Tironës të kujton tamam atë të fortin e lagjes që qullsi poshtë pallatit e thërret: Hajde, Latif, se ata do të më rrahin. Latifi dje kishte publikuar një buf që hante një mi dhe kishte ngritur pyetjen: Kush është miu? Atij bravo i qoftë, se të gjesh budallenj që të paguajnë tërë ato para, për të të duartrokitur edhe kur ia fut kot në atë farë feje, është vërtetë të kesh lindur me këmishë”, ka thënë Rama, në fjalën e mbajtur në çelje të fushatës elektorale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është përmbyllur edhe java e 16-të në Superligën e femrave…