Rama ndan ‘Helmetën Ilire’ për ushtarët britanikë
13 qershor 2024
| 16:00
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shpërndarë “Helmetën Ilire”, në nderim për ushtarët britanikë që kanë shërbyer në misionin e paqeruajtës në Kosovë.
“Të jetë ‘Helmeta Ilire’ simbolikë e mirënjohjes së përhershme nga qytetarët e kryeqytetit për ushtarët britanik, për ata që na sollën buzëqeshjen dhe na kthyen shpresën për të ardhmen e Kosovës së lire”, ka shkruar Rama në “Facebook”.