Rama ndryshon kabinetin qeveritar, bën ministra dy shqiptar nga Kosova (Video)
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë disa ndryshime në qeveri, të cilat i ka bërë me dije në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Lindita Nikolla do të zëvendësohet nga Besa Shahini në Ministrinë e Arsimit. Shahni vjen nga Kosova.
Arben Ahmetaj do të zëvendësohet nga Anila Denaj në Ministrinë e Financave.
Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Genti Cakaj në Ministrinë e Jashtme, i cili po ashtu është nga Kosova.
Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës.
Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Çuçi në Ministrinë e Bujqësisë.
Mirela Kumbaro do të zëvendësohet nga Eva Margariti në Ministrinë e Kulturës.
Sonila Qato do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi në Ministrinë e Mbrojtjes së Sipërmarrjes.
Gjithashtu, Edi Rama ka njoftuar se do të kthehet Ministria e Marrëdhënies me Parlamentin dhe ministre e saj do të jetë Elisa Spiropali. /TCh/