Rama në Bruksel, ndan pamjet nga takimi me shefin e ri të Këshillit Europian

03 dhjetor 2024 | 19:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet sot në Bruksel, ku është pritur nga shefi i ri Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të takimit të tij me Presidentin e ri të Këshillit Europian, António Costa.

Presidenti i ri i organizon sot një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe krerët e rinj të BE-së, Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim.

Gjithashtu në Bruksel sot ndodhen edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç si edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ceremonisë së fundvitit të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes…