Rama në Bruksel: S’ka asnjë provë për trafikim organesh nga udhëheqësit e UÇK-së, KE-ja të kërkojë falje
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar në Bruksel se Gjykata Speciale në Hagë është krijuar në bazë të një raporti të mbushur plot me gjepura.
Ai është shprehur se nga hetimet nuk ka asnjë provë për trafik të organeve nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Me këtë rast, Rama ka thënë se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) duhet të kërkojë falje për raportin e ish-senatorit Dick Marty.
“Është një histori e trafikimit të organeve që u nis nga Rusia dhe jo nga dikush tjetër. Dhe nga zëdhënës rusë, prandaj çfarë thashë dhe çfarë mund të them sërish është se duke parë akuzat nuk ka asnjë, fakte zero apo qoftë edhe dyshime mbi trafikimin e organeve”, ka thënë Rama në një konferencë të përbashkët me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian (BE) me rastin e hapjes se negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Më tutje, Rama ka thënë se Gjykata Speciale është krijuar pikëshit me gjepurat e raportit të Dick Matyt.
“Dhe si e vutë re kjo Gjykatë e Hagës është krijuar vetëm në bazë të këtij raporti plot me gjepura që ka sjellë pikërisht në jetë këtë lloj gjykate speciale. Edhe hetime pse hetimesh janë bërë në Kosovë dhe Shqipëri të pavarura nga çdo lloj ndikimi”, është shprehur Rama, duke shtuar se asnjëherë nuk ka pasur trafikim të organeve nga luftëtarët e UÇK-së, ashtu siç ka pretenduar raporti i Martyt.
Rama me tone të ashpra ka thënë se do t’i tregojnë botës se raporti i Dick Matyt ishte një maskaradë.
Në këtë kontekst, kryeministri shqiptar ka thënë se raporti i Martyt është një faqe turpi për Këshillin e Evropës (KE).
“Zero për qind të trafikimit të organeve njerëzore. Kërkojmë t’i themi botës që kjo ishte maskaradë. Përmes një sasie balte të hedhur ndaj të gjithë vendit dhe një shteti të pavarur si është Kosova dhe LANÇ. Nuk ka asnjë provë të kushedi sa hetimeve që ka pasur trafik të organeve njerëzore nga udhëheqja e kësaj ushtrie që në fakt ka qenë viktimë e një sulmi. Askush nuk duhet të përpiqet ta pështjellojë në mënyrë tjetër. Kjo ka të bëjë me një faqe turpi të KE-së dhe KE-ja duhet ta gjejë kurajon të dalë përballë dhe të thotë na falni”, është shprehur Rama.
Kryeministri Rama ka thënë se është e pa mundur të akuzuiohet një komb i tërë që është çliruar nga regjimi gjenocidal i Serbisë.
“Është e pamundur të akuzosh një komb të tërë që u çlirua nga një përpjekje kaq e madhe e koalicioneve demokratike dhe falë një ushtrie çlirimtare përkundër një makinerie të spastrimit etnik dhe krejt papritur të hidhen në thellësitë e medieve dhe plehrave gazetareske. Kjo ka të bëjë me raportin e atyre që kanë mbështetur KE-në. Shqipëria është shumë e vogël të ndryshojë fatin e një vendimmarrje në nivel të lartë”, ka thënë Rama.