Rama në Ditën e Evropës: Shqipëria më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare
09 maj 2024
| 09:29
Sot shënohet Dita e Evropës.
Me këtë rast, kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se kjo ditë e gjen Shqipërinë më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare.
“Mirëmëngjes. Dhe në këtë Ditë të Europës, e cila e gjen Shqipërinë më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare me diellin që lind andej nga perëndon, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.